Itali, grupi i Finit: Berluskoni të japë dorëheqjen Bossi i “Lega Nord” nxit zgjedhje të parakohshme: “Jo Qeveri teknike”
Senatori i përjetshëm në Itali, Francesco Cossiga, është në spital në kushte të rënda shëndetësore. Buletini i fundit i spitalit “Policlinico Gemelli”, tregoi se “kushtet e tij janë të pandryshueshme, por kritike, që kërkojnë mbajtjen e pajisjeve mbështetëse për të jetuar”. Ish-Presidenti i Italisë është i shtruar në reanimacion.
Umberto Bossi, aleat i Berluskonit dhe pjesëtar i rëndësishëm i koalicionit qeveritar në Itali, po kërkon që në vend që të organizohen zgjedhje të parakohshme për shkak të pozitës së vështirë në të cilën është vënë Qeveria e Berluskonit, me shumë më pak mbështetje në Senat dhe Dhomën Përfaqësuese, pas largimit të Gianfranco Finit nga partia. “Jo Qeverisë teknike”, tha ministri për Reformën, Umberto Bossi, i cili këmbëngul shumë në atë që ka deklaruar në ditët e mëparshme. “Duhet të shkojmë menjëherë në zgjedhje. Këto lloj qeverish nuk janë pikërisht gjërat që ne duam. Janë gjëra që me demokracinë nuk duhet të ekzistojnë. Qeveri teknike do të thotë të bësh një Qeveri për të hequr të gjitha ligjet që nuk i pëlqejnë. Nuk mund të shkohet përpara kundër vullnetit të popullit”, tha lideri i “Lega Nord”. Fjalët e tij bëjnë që të mendohet se po kërkon zgjedhje të parakohshme me një skenar të përshpejtuar. Bossi iu përgjigj kundërshtarit të tij politik, Di Pietro, në mënyrë indirekte, pasi ai ishte deklaruar i disponueshëm “për një Qeveri të përkohshme, që mund të punojë derisa Parlamenti t’i japë vendit një ligj të ri elektoral”. Ndërkohë distanca mes Silvio Berluskonit dhe Gianfranco Finit është zgjeruar gjithnjë e më shumë me eksponentë të Pdl, që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit të Dhomës, mbi çështjen e paqartësive fiskale mbi një apartament në Montekarlo. Grupi i Finit i është kundërvënë këtyre thirrjeve dhe ka kërkuar dorëheqjen e Berluskonit. Kreu i grupit “Futuro e Liberta”, Italo Boçhino, kërkoi dje dorëheqjen e “të pandehurve” Berluskoni, Matteoli, Fitto dhe Bertolaso, duke akuzuar Kryeministrin se është ai themeluesi i gjithë rrëmujës që po bëhet kundër bashkëthemeluesit të PDL, Gianfranco Fini. “Para se t’i kërkojë dorëheqjen Finit, duhet të jetë Berluskoni ai që dorëhiqet, sepse është në proces të hapur. Dhe bashkë me të duhet të dorëhiqen, për të njëjtën arsye, ministrat Matteoli, Fitto e nënsekretari Bertolaso”, tha ai.