Peruçac, gjenden pjesë kamioni,mbante kufomat shqiptare
Policia ka gjetur në liqenin Peruçac motorin dhe një pjesë të kamionit frigorifer, i cili në vitin 1999 ishte hedhur në ujë bashkë me kufomat e 50 shqiptarëve nga Kosova. Lajmin e ka publikuar televizioni i Serbisë. Bëhet e ditur se aktualisht në Peruçac po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet se mund të gjenden edhe mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës, përveç trupave të 20 boshnjakëve që u gjetën dje. Një delegacion i Gjykatës Speciale serbe për krimet e luftës, këtë javë nisi punën për kërkimin e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga forcat serbe gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Që më 19 korrik ekspertë mjeko-ligjorë kanë vazhduar kërkimet në liqenin Peruçaç të Drinas, i cili u zbraz nga uji për të bërë riparimin e digës. Brenda dy javësh ekspertët kanë gjetur rreth 50 trupa në një zonë që shtrihet deri në 120 kilometra.