Mali i Zi, programi i Qeverisë,me 500 mijë euro merr shtetësinë
Ata që investojnë 500 mijë euro në Malin e Zi mund të marrin shtetësinë e këtij vendi. Kështu shkruan agjencia “Europa e Lirë”, e cila është bazuar në të dhëna të njoftuara nga Qeveria malazeze. Nisma e kësaj të fundit është shkruar edhe në faqen në internet të Qeverisë, ku thuhet se “kriteret e qarta të krijuara nga ana e Qeverisë së Malit të Zi japin siguri juridike për marrjen e shtetësisë”, së këtij vendi. Më tutje, premtohet se “të gjithë aplikuesit do të verifikohen sipas standardeve strikte ndërkombëtare”. Mali i Zi, një vend me afro 670 mijë banorë, në muajin mars të këtij viti njoftoi se i është dhënë shtetësia malazeze, ish-Kryeministrit të Tajlandës, Thaksin Shinauatra, i cili ballafaqohet me dënimin me burgim në vendin e tij.