Mediat kundër Putinit: Të tregojë strategjinë e përballimit të emergjencës Rusi, më pak zjarre, por ka rrezik kontaminimi nuklear
Zona e zjarreve në Rusi është përgjysmuar, sipas ministrit të Emergjencave, i cili tha dje se për momentin zjarri po vepron ende në 92.700 hektarë, gati gjysma krahasuar me 174 mijë hektarë tokë që digjeshin të martën.
E megjithatë, numri i vatrave të zjarrit është rritur: me 612 vatra aktive nga 557 që ekzistonin më parë. Zjarri ka arritur sërish edhe zonën e çernobilit, në Ukrainë, ndërsa shiu dhe erërat kanë mbushur qiellin e Moskës, duke lënë pak shpresa për shuarjen e zjarreve dhe pastrimin e resë së dendur të smogut. Gjatë natës qielli u pastrua, por gjatë ditës, kur koha është më e kthjellët, retë e tymit mblidhen sërish mbi qiellin e kryeqytetit rus nga pyjet e afërta. Sipas drejtorit të qendrës meteorologjike në Moskë, Roman Vilfand, “Tymi kthehet sapo erërat qetësohen”. Raportet e fundit u paraqitën në një kohë kur në Rusi është shtuar zemërimi lidhur me përgjigjen e zyrtarëve ndaj zjarreve më të mëdha në historinë e Rusisë. Shtypi rus kë shtruar pyetjet edhe për taktikën në marrëdhëniet me publikun të Kryeministrit Vladimir Putin. Putin gjatë të martës ishte në një aeroplan që godiste me bomba uji vatrat e zjarreve, në një nga rajonet më të rrezikuara. Bashkë me zjarret, mediat në Rusi kanë nënvizuar edhe një varg dështimesh nga ana e zyrtarëve rajonalë, përfshirë edhe prefektin e Moskës, i cili po qëndron jashtë kryeqytetit në pushim, për shkak të “trajtimit të një lëndimi sportiv”. Në mes të 92.700 hektarëve të tokës që po digjen, 269 janë në Bryansk, zona e përfshirë nga shkatërrimi nuklear i vitit 1986. Bryansk ndodhet në zonën perëndimore të vendit, aty ku preku shkatërrimi i çernobilit. Sipas njoftimeve në internet nga rojat pyjore, që më 6 gusht në Bryansk janë aktivë 28 zjarre dhe kanë prekur rreth 4.000 hektarë të kontaminuar nga shpërthimi i centralit nuklear ukrainas.
Edhe pse për herë të parë Moska merr frymë pas largimit të smogut nga shirat, rreziku më i madh nuk është larguar ende. Ndërkohë Putin është refuzuar nga banorët e zonave që po digjen nga zjarret. Ai është paraqitur në një takimin tipik me popullin, por askush nuk e ka pritur me përzemërsi atë. Mediat shkruajnë se Putin duhet të bëjë më shumë për të përballuar emergjencat dhe jo të bëjë spektakël, duke pilotuar avionët kundra zjarrit. Mediat i kanë kërkuar Kryeministrit të qartësojë strategjinë e miratuar për përballimin e zjarreve.