Itali, kapen 16 italianë e shqiptarë për drogë
ITALI - Shkatërrohet banda e narkotrafikut në Itali, në pranga 16 vetë mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Mediat italiane pohuan dje operacioni i arrestimit të tyre u zhvillua nga karabinierët e zonës së Castrovillarit, ndërkohë që hetimet në ngarkim të tyre kishin nisur në muajin nëntor të vitit të kaluar kur dhe u kryen disa arrestime në kuadër të këtij operacioni. Policia italiane ekzekutoi dje urdhër arrestet ndaj të pandehurve me kombësi italiane dhe shqiptare, të akuzuar si pjesëmarrës në të njëjtin rrjet trafiku ku mbanin pozicione të ndryshme për posedim të lëndëve narkotike, kokainë, herionë dhe marihuanës për qëllime të trafikimit dhe shpërndarje të saj në veri të Italisë. Sipas hetuesve, banda e drogës e ushtronte aktivitetin në zonën e Milanos dhe Foggias, ndërsa të akuzuarit janë arrestuar në Castrovillari, Cassano, Milano, Cerignola në Foggia, Lamezia Terme në Catanzaro, Palmi në Reggio Calabria dhe Ariano Irpino në Avellino. Në pranga është vënë shqiptari Alfred Plaku, 23 vjeç i proceduar më parë nga autoritetet italiane për armëmbajtje pa leje, tentativë grabitjeje dhe mosbindje ndaj policisë. Po kështu karabinierët pohuan dje se është arrestuar dhe dërguar në “arrest shtëpie” shqiptari tjetër Julian Plaku, ndërkohë që një tjetër është identifikuar dhe shpallur në kërkim. fa.ma.