E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet banda me shqiptarë e italianë



ITALI - Policia italiane goditi dje një rrjet italo-shqiptar të trafikimit të drogës në vendin fqinj. Lënda narkotike sigurohej kryesisht në Shqipëri dhe në Greqi dhe pas mbërritjes në Itali shpërndahej me anë të korrierëve të vegjël. Mediat elektronike të vendit fqinj pohonin dje se ishin prerë 34 fletë arreste, ndërkohë që ishin arrestuar 27 prej tyre. Burimet nuk bënin të ditur identitetin e shqiptarëve, ndërsa mësohet se totali i tyre në grup ishte 14 persona. Gjithçka është realizuar në kuadrin e operacionit policor "Disneyland" të ndërmarrë njëkohësisht në disa qytete të Italisë. Operacioni ishte koduar me një emër të tillë për shkak të nofkave që mbanin anëtarët e rrjetit, si ato të personazheve të filmave vizatimorë: "Topo Xhixho", "Lola", "Paperino", "Poliçino" dhe "Balu". Mësohet se operacioni anti-drogë është shtrirë në zonën e Umbrias, Lombardisë, Emilia Romanës, Venetos dhe Kalabrisë. Shqiptarët e arrestuar kanë qenë të gjithë me precedentë të mëparshëm penale. Ndërsa italianët ishin kryesisht punonjës diskotekash, si edhe një futbollist profesionist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›