E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet me kokainë, ndalohet shqiptari



Policia italiane ka arrestuar një emigrant shqiptar, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në prangat e karabinierëve ra 36-vjeçari me inicialet K.A. Ndalimi i emigrantit shqiptar u bë në rrugën “Sudani Scarpini” në Montemarciano. Sipas policisë italiane, ndalimi i tij është bërë ditën e djeshme, ndërsa ai ishte duke lëvizur me një makinë tip “Fiat”. Karabinierët italianë i janë vënë pas dhe i kanë kërkuar që të ndalojë. Shqiptari është paraqitur i tensionuar gjatë kontrollit dhe kjo ka shtyrë policët që të bëjnë një kërkim më të imtësishëm në makinë. Ata kanë gjetur kështu lëndën narkotike të fshehur, 20 gramë e llojit kokainë. 36-vjeçari është shoqëruar në qelitë e paraburgimit, kur pritet të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›