E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet vrasësi i vëllait të Lul Cakës

 

Breshia - Arrestohet në Itali vrasësi i vëllait të Lulzim Cakës. Policia italiane në një konferencë shtypi deklaroi dje se ka arrestuar shqiptarin Martin Begaj, person i kërkuar në Shqipëri për një vrasje të ndodhur në Berat në vitin 1999 për motive hakmarrje. Sipas policisë italiane, Martin Begaj ka rënë në pranga ditën e djeshme pas një aksioni të zhvilluar për kapjen e tij në Breshia, ku pas kontrollit të banesës është gjetur edhe një sasi droge, si dhe 5 mijë euro. Burimet nga policia kanë pohuar se shqiptari është arrestuar pasi ishte skeduar duke shpërndarë lëndë narkotike. Hetuesit kanë mësuar se Begaj mbërriti në Itali menjëherë pasi kreu vrasjen në Berat dhe më pas qëndroi i fshehur me pseudonimin “Manol” deri në vitin 2004. ndoshta shqiptari nuk do të ishte arrestuar asnjëherë, por sipas policisë italiane ai bëri një gabim, filloi shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në këtë mënyrë ai u zbulua nga policia e cila u vu në ndjekje të tij. Hetimet e mëtejshme zbuluan se personi që shpërndante drogë ishte një “armik” i “të tmerrshmit” të Beratit Lulzim Caka, të cilit i kishte qëlluar vëllain me armë në formë hakmarrje. Gjithçka ka nisur në 4 nëntor 1999 kur Juliani, vëllai i Lul Cakës vrau në bilardon e Samaticës shtetasin Gentian Begën, 22 vjeç, kushëri i të arrestuarit të djeshëm në Itali. Ky i fundit në 29 nëntor 1999 vendosi të hakmerrej për kushëririn, duke qëlluar me armë vëllain e Lul Cakës, Bardhyl Caka si dhe duke plagosur rëndë një kushëri të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›