E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, larje hesapesh mes bandave shqiptare

Një larje hesapesh mes shtetasve shqiptarë është regjistruar në qytezën e Frozinones, në Itali. Për pasojë, katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat, tre prej të cilëve te këmbët, ndërsa njëri në gjoks. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, policia lokale është në kërkim të një personi tjetër, që dyshohet të jetë dhe autori i sulmit. "Far west"-i filloi në orët e para të mëngjesit, në një apartament të vogël dhe më pas u spostua në sheshpushimin e shkallëve. Policia dyshon se bëhet fjalë për një larje hesapesh për çështje kriminale. Tre të plagosurit, të gjithë shqiptarë, janë transportuar në spitalin e Frozinones, ndërsa tjetri, i cili ndodhet në gjendje kritike, u dërgua në spitalin e Romës. Karabinierët po punojnë për të identifikuar autorin e krimit, një shtetas shqiptar, i cili i ra ziles së apartamentit ku jetonin katër shqiptarët e tjerë dhe pasi pati një debat me ta, hapi zjarr, për t‘u larguar më pas me një "Mercedes" të zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›