Provimet me zgjedhje, maturantët që përjashtohen këtë vit
Shkollat e larta që do t’i pranojnë studentët pa iu nënshtruar provimeve me zgjedhje. Kandidatët në këto shkolla do të përzgjidhen në bazë të konkursit special
Maturantët që rezultojnë mbetës, qoftë edhe në një nga provimet me detyrim të Maturës, nuk kanë të drejtë t’u nënshtrohen më tej atyre me zgjedhje. Specialistët e Arsimit, bazuar në rregulloren e Maturës, shpjegojnë se ky nxënës duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sesionin e dytë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm.
Vlerësimi
Kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në universitetet publike të vendit vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshëm) edhe në vitet në vazhdim. Të vetmit kandidatë, që nuk janë të detyruar të japin provimet me zgjedhje për të vijuar studimet e larta, janë ata maturantë që duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Kurse çdo nxënës tjetër që ka vlerësimin kalues në të dyja provimet e detyruara dhe dëshiron të vazhdojë studimet e larta, duhet të japë edhe provimet me zgjedhje.
Ndryshimet
Gara e provimeve për këtë vit përfshin një sërë ndryshimesh për lëndët me zgjedhje, ku është vendosur që për akademitë sportive dhe artistike të mos zhvillohen provimet me zgjedhje. Kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në këto profile akademike do të përzgjidhen në bazë të rezultateve që do të arrijnë në testimin e pjesës speciale të konkursit. Bazuar dhe në llojin e degës, konkursi special për këta kandidatë do të zërë deri në 80 për qind të peshës përzgjedhëse të kandidatëve fitues për në universitet. Pjesa tjetër do t’i atribuohet mesatares së shkollës së mesme. Përjashtim në këtë rast do të bëjë vetëm dega e Arkitekturës, e cila do të japë dhe pjesën speciale, por dhe atë të lëndëve me zgjedhje, sepse kërkohet që maturantët që përzgjedhin këtë degë, të kenë aftësi edhe në fusha të tjera, të cilat janë të domosdoshme. Megjithatë para se të nisë plotësimi i formularit A2 do të publikohen edhe koeficientet e shkollave të mesme, në mënyrë të tillë që maturantët të bëjnë përllogaritë paraprake vetë, që të rezultojnë fitues në degët ku kanë më shumë probabilitet për të fituar.
17 Mars 2009