Itali, në pranga emigranti shqiptar, abuzonte me të bijën
Policia italiane ka ndaluar një shqiptar, i cili akuzohet se ka abuzuar me të bijën. Në prangat e karabinierëve ka rënë një 40-vjeçar, i cili jetonte në Frosinone. Sipas mediave italiane, emigranti shqiptar kishte disa kohë që ishte nën hetim dhe ditën e djeshme u vu në pranga. Agjentët e kishin marrë atë nën vëzhgim, pas informacioneve të marra, se ai abuzonte rregullisht me bijën e tij minorene. Ai u ndalua në apartamentin e tij në Boville Ernica, ku sipas policisë ishte vetëm me të bijën. Atij i janë vënë prangat dhe është shoqëruar në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit. Sipas ligjeve italiane, 40-vjeçari akuzohet për dhunë seksuale.