E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD kërkoi sot moszvarritjen e proceseve gjyqësore

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu kërkoi sot që të mos ketë zvarritje të proceseve gjyqësore. Gjatë një takimi me drejtues të Gjykatave në rrethe dhe Apelit për çështjen e organizimit të pushtetit gjyqësor, z.Spahiu, duke shprehur shqetësimin për zvarritjen e shumë proceseve gjyqësore, tha se,  "drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar".   Duke iu referuar zvarritjes së disa proceseve sidomos për ato që kanë  të bëjnë me banda kriminale, Spahiu theksoi se, “bandat kriminale nuk mund të diktojnë proceset penale”. Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i KLD, Kreshnik  Spahiu ndër të tjera është ndalur  edhe tek çështja e disiplinës në punën e trupës gjyqësore. Spahiu  kërkoi nga drejtuesit e Gjykatave më tepër përkushtim si në mbikëqyrjen  e disiplinës në punëm, ashtu edhe të solemnitetit të gjykimit dhe respektimit të etikës nga trupa gjyqësore. Për Spahiun,  drejtuesi i Gjykatës është modeli i disiplinës në punën për Gjykatën. Gjatë këtij takimi është theksuar një bashkëpunim sa më të ngushtë me të gjithë aktorët ligjorë për  mirëorganizimin e pushtetit gjyqësor. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›