E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, pranga për vrasje të riut shqiptar, në kërkim dy italianët



Një shtetas shqiptar dhe dy italianë u arrestuan dje nga policia italiane në Dezencano të Breshias, nën akuzën e përdorimit të dhunës me pasojë vrasjen. Bazuar në raportimet e agjencive italiane të lajmeve, tre personat në fjalë akuzohen për rrahjen për vdekje të një shtetasi maroken, trupi i të cilit u gjet në Liqenin e Gardës më 24 tetor të vitit të kaluar. Sipas burimeve, prokurorët i akuzojnë tre të rinjtë për vrasje të qëllimshme, për shkaqe që nga hetimet kanë rezultuar banale. Burimet shtojnë më tej se lidhur me ngjarjen kërkohen edhe dy persona të tjerë.

Ishte në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 22-vjeçari

Tiranë - Sektori i Operacioneve Speciale dhe i Kërkimit realizuan ndalimin e shtetasit Dritan Allaraj, 22 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Babrru, Tiranë. Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendim të datës 23 gusht 2008, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të “vrasjes me dashje”, të mbetur në “tentativë”, si dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga Nenet 76/1, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim dhe kapja e tij u realizua dy ditë më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë.

I vodhi celularin një shtetasi, përfundon në qeli

Tiranë - Shërbimet e policisë së kryeqytetit kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Ilir Ibrahimi, 27 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, pasi dyshohet për konsumim të veprës penale të “vjedhjes”. Arrestimi i tij u krye sepse dy ditë më parë, në rrugën “Jordan Misja”, është kapur në flagrancë për vjedhjen e telefonit celular të një shtetasi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni celular i markës “Siemens”. U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale të “vjedhjes”.

20 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›