E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi biçikletën e një besimtari në oborrin e xhamisë, ndalohet nga policia



Tiranë - Shërbimet e policisë kryeqytetase kryen arrestimi në flagrancë të shtetasit Irakli Karaj, 47 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Dyshohet se ky shtetas, dy ditë më parë në Rrugën e Kavajës, nuk ka ngurruar të vjedhë edhe në oborrin e xhamisë. Bazuar në informacionin e uniformave blu ai dyshohet të ketë vjedhur biçikletën në pronësi të një shtetasi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua biçikleta e markës “Monstar”. U kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga nenet 134 i Kodit Penal.

Tentoi vjedhjen e banesës së një shtetaseje, prangoset 53-vjeçari

Tiranë - Specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve të tjera të kryeqytetit kapën në flagrancë shtetasin Agim Jahja, 53 vjeç, lindur në Rubik, Mirditë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë për arsye se dje, në rrugën “Jordan Misja”, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën në pronësi të një shtetaseje. U kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë prokurorisë për veprën penale të “vjedhjes” dhe “tentativës”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Edhe një tjetër vjedhje i dokumentohet të miturit 11-vjeçar M. C.

Tiranë – Policia ka dokumentuar një ngjarje të ndodhur afro tri javë më parë në rrugën “Ali Demi”, ku u vodh banesa e një shtetaseje. Sipas denoncimit në polici, në banesë janë marrë dy çanta dore. Në to gjendeshin 10 000 lekë, një telefon celular si dhe 80 000 lekë e 115 euro. Nga puna hetimore e kryer rezultoi se autor është shtetasi i mitur M. C., 11 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Allias Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

20 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›