Pezullohet ligji “vetëm një fëmijë”
Kina ka vendosur të pezullojë pjesërisht ligjin që u imponon qytetarëve normativën vetëm një fëmijë në çift. Ky është një lëshim i bërë pas tërmetit të 12 majit, ku mijëra njerëz kanë humbur fëmijët e tyre të vetëm.
Janë këta njerëz që ligji iu lejon të kenë një tjetër fëmijë, me kusht që të paraqesin një kërkesë formale. Lajmi është publikuar në gazetën “Chengdu Evening” pranë Sichuan, zona më e goditur nga katastrofa; qeveria kineze thekson se ky lëshim bëhet për disa persona që kanë pësuar tragjedi dhe nuk modifikon normativën “një fëmijë” për familjet e tjera. Rregulli bazë në Kinë është që në zonat urbane çdo familje të ketë vetëm një fëmijë, ndërsa për zonat rurale pranohet një i dytë, nëse fëmija i parë është femër.