Itali, sulm racist familjes shqiptare
Një tjetër episod i racizmit të dhunshëm ndaj shqiptarëve që jetojnë në Itali ndodhi dje në Firence.
ITALI/ FIRENCE
Familja Zotaj, banuese prej dy vitesh në një zonë rezidenciale në Fucecchio, ka rënë pre e dhunës fizike dhe kërcënimeve raciste. Tre burra dhe një grua sulmuan familjen shqiptare brenda në oborrin e shtëpisë në Firence të Italisë. Agresioni, përveç dhunës fizike është shoqëruar edhe me kërcënime, sharje dhe fyerje raciste denigruese ndaj emigrantëve shqiptarë me qëndrim në Itali. Euforia e autorëve të ngjarjes ka shkuar deri aty, sa njëri nga tre personat, autorë të dhunës raciste, ka qëlluar me një dërrasë Ermirin, djalin e familjes Zotaj nga Vlora, kur i riu ndodhej brenda oborrit të shtëpisë në të cilën jeton prej dy viteve. Si pasojë e goditjeve, Ermir Zotaj ka marrë plagë të lehta në kokë, të cilat sipas mediave italiane nuk përbëjnë rrezik për jetën e emigrantit shqiptar. Në kohën kur agresorët po sulmonin djalin e tyre, prindërit e të dëmtuarit kanë lajmëruar karabinierinë, duke kërkuar ndihmën dhe ndërhyrjen e saj për zgjidhjen e situatës. Familja shqiptare ka qenë e nervozuar nga dhuna dhe fyerjet e artikuluara ndaj saj, ndërsa karabinierët sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes nuk kanë mbajtur anën e viktimave të këtij episodi, por kanë vazhduar të njëjtin qëndrim që kishin mbajtur agresorët. "Qetësohuni, këtu nuk jeni në vendin tuaj, në rast të kundërt do t'ju kthejmë andej nga keni ardhur". Këto kanë qenë fjalët e patrullës së karabinierëve italianë drejtuar familjes shqiptare, e cila kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve të rendit. Pak ditë më parë, persona të paidentifikuar sulmuan në mënyrë të dhunshme dhe fyen duke e cilësuar "shqiptar i ndyrë" balerinin shqiptar me qëndrim në Romë, Kledi Kadiu.
Denoncimi në polici
Karabinierët italianë, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes pas lajmërimit nga familja shqiptare, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë që të ndalonin agresorët, por janë hedhur edhe ata në sulm. Patrulla e karabinierëve ka kontrolluar me imtësi banesën dhe dokumentet e familjes shqiptare vetëm pak çaste pasi ajo ishte dhunuar e fyer nga një grup personash, që artikuluan veprime antishqiptare ndaj familjes Zotaj nga Vlora. Ngjarja nuk ka kaluar lehtë për familjen shqiptare. Kryefamiljari Boro Zotaj, nga frika se episode të tilla dhune e racizmi mund të përsëriten ndaj familjes së tij, ka denoncuar në polici katër autorët e ngjarjes, të gjithë shtetas italianë. Gjatë paraqitjes së denoncimit pranë autoriteteve të policisë italiane, familja shqiptare ka dëshmuar gjithçka ka ndodhur gjatë sulmit racist ndaj tyre. "Do t`ju djegim të gjallë, do t`ju zhdukim. Kjo shtëpi është e jona. Ju nuk keni asnjë të drejtë këtu. Do t'ju vrasim dhe do t'ju kthejmë në atë vendin tuaj të qelbur". Këto kanë qenë shprehjet fyese e poshtëruese me të cilat, krahas dhunës fizike, është përballur dje krejt papritur familja shqiptare nga Vlora me banim prej 12 vitesh në Itali. Në të gjitha këto vite qëndrimi në shtetin fqinj, asnjëherë më parë familja shqiptare nga Vlora nuk kishte parë veprime dhe sjellje të tilla. Sipas të dëmtuarve, ngjarja ka qenë një episod i paparashikuar, i cili nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë gjatë 12 viteve të qëndrimit në Itali.