Vartësja e Alibeajt, sekretareve: Informoni ministrin për gjyqtarët
TIRANE - Enkelejda Hajro, shefe e Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet e Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, së bashku me dy inspektore të kësaj ministrie, zhvilloi një mbledhje pasditen e djeshme me sekretaret e Gjykatës së Tiranës.
Burime nga mbledhja e djeshme, që nisi në orën 16:00 dhe që vazhdoi për rreth 30 minuta, pohojnë se Hajro dhe inspektoret u kanë kërkuar sekretareve të gjykatës të përpilojnë me përpikmëri raportet ditore me të cilat informojnë ministrin e Drejtësisë për punën e gjyqtarëve. Sipas Hajros, në mjaft raste është vërejtur dizinformim ose informacion i rremë i dhënë prej sekretareve në lidhje me aktivitetin ditor të gjyqtarëve. Hajro ka pohuar se janë vërejtur në mjaft raste informacione të rreme nga ana e sekretareve, të cilat shënojnë në raporte se seancat gjyqësore nisin në oraret e caktuara më parë, kurse palët nga ana tjetër janë ankuar në Ministrinë e Drejtësisë se shpeshherë togat e zeza shtyjnë pa shkak oraret e seancave, ku nuk mungojnë edhe shembujt banalë kur gjyqtarët thjesht bëjnë muhabet, ndërsa palët ndërgjyqëse presin jashtë derës. Hajro mësohet se ka pohuar dje se inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë do të kontrollojnë në ditët në vazhdim të gjithë procesverbalet gjyqësore për të verifikuar oraret e hapjes së seancave gjyqësore dhe mbylljes së tyre dhe më pas t'i krahasojnë me ato çka sekretaret kanë shënuar nëpër raportet që i kanë dërguar ministrit. Më tej sekretaret janë njohur edhe me faktin se, tashmë ministria ka përgatitur një formular, i cili do të shumëfishohet dhe do iu shpërndahet sekretareve për t'i plotësuar pas çdo seance gjyqësore. Kjo, sipas ministrisë, do të rrisë transparencën e gjyqësorit dhe do të përshpejtojë procedurat në dhënien e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në një takim që pati me sekretaret e gjykatës së kryeqytetit pak javë më parë, u kërkoi, veç tjerash, që në mënyrë të detyrueshme të përpilonin raport ditor të punës së gjyqtarëve. Kjo kërkesë e tij u kundërshtua nga gjyqtarët, të cilët pretenduan se gjatë tetë orëve të punës sekretaret nuk do bënin asnjë punë tjetër nga ato që u ka përcaktuar ligji. Gjithashtu gjyqtarët u përplasën me ministrin edhe në lidhje me faktin se cili duhet të zbardhë vendimet gjyqësore, sekretaret apo togat e zeza. fa.ma.