Sallatë (shqiptaro) maqedonase
Skënder Minxhozi
Nga kutia e votimit e mbuluar me yllin e Filipit, doli të dielën një rezultat që për shumëkënd ishte dhe nuk ishte surprizë. Zgjedhjet maqedonase shënuan fitoren e kartës nacionaliste të Nikola Gruevskit për mosndryshimin e emrit kushtetues të vendit, rënien spektakolare të socialdemokratëve dhe mbi të gjitha, incidentet e skajshme, ku u përfshinë forcat kryesore të bllokut shqiptar. Në elementet e kësaj paradigme qëndron edhe surpriza, edhe e kundërta e saj, ajo që pritej. Me panoramën e shifrave që po marrin formë, mund të thuhet se që sot, fqinji ynë lindor është politikisht më stabël, në funksion të shumicave qeverisëse, porse shqiptarët, të cilët kanë një sistem paralel kërkesash dhe objektivash, duken tani më të dobët për të dialoguar me fituesit e zgjedhjeve, VMRO-DPMNE. Është e sigurt që në qeveri do të ftohet të marrë pjesë të paktën një parti shqiptare, por ajo që duket e qartë, është se ky gjest do të ketë më shumë nevoja simbolike, sesa numerike. Partia e Gruevskit i ka mesa duket shifrat për të qeverisur e vetme. Që do të thotë se mund t’ia lejojë vetes luksin e të qenit më shpërfillëse ndaj aleatëve kryesorë, shqiptarëve. Por ky konfigurim shifrash në kampin e partive maqedonase nuk ka ndodhur për faj të vetë shqiptarëve Të tjera duken përgjegjësitë e tyre në këto zgjedhje. Një refleksion duket se është i nevojshëm të bëhet me këtë rast, kur sheh sesi janë kacafytur PDSH e BDI gjatë procesit të votimit e pas tij. A duhet të jenë partitë shqiptare bartëse të dhunës dhe të një antagonizmi politik të skajshëm, i cili në fund të fundit i etiketon ato si pjesën problematike të Maqedonisë së sotme? A duhet të shpërndahet projekti politik i shqiptarëve të Maqedonisë, nëpër sigla dhe ikona që luftojnë rrugicë më rrugicë me njëra-tjetrën, çka e dërgon rregullisht ujin në arën e bllokut maqedonas? Nëse është me vend të thuhet se edhe shqiptarët kanë të drejtë të ndjekin modelin klasik të pluralizmit politik dhe të organizohen brenda ofertave të ndryshme politike, është gjithaq racionale të shihet me keqardhje sesi një grupim partish shqiptare, i cili sot është fuqia e dytë politike në vend (LSDM ka më pak vota sesa partitë shqiptare të marra së bashku), nuk arrin të gjejë një grimë paqeje dhe qetësie mes vetes.
Ajo që ndodhi pardje në Maqedoni, është një reklamë publicitare tejet negative për kauzën shqiptare në vetvete, por edhe për kulturën demokratike të bashkëkombësve tanë dhe aftësinë e tyre për të ofruar partneritet institucional në kuadër të shtetit maqedonas. I pyetur dikur në një televizion në Tiranë lidhur me faktin e mungesës së unitetit politik të shqiptarëve të Maqedonisë, lideri i PDSH Menduh Thaçi dha një përgjigje formalisht korrekte, por në fakt demagogjike dhe aspak korrekte në planin politik. “Po kërkohet të anulohet thelbi i pluralizmit, ku të gjithë kanë të drejtë të rreshtohen dhe të besojnë tek një parti e caktuar”, tha pak a shumë Thaçi. Nëse shihet dita zgjedhore, kjo përgjigje ngjan sërish e dyzuar, mes anës së saj “didaktike”, që ka të bëjë me të drejtën e ekzistencës dhe afirmimit të çdo force politike legale, e nga ana tjetër, të nevojës që faktori shqiptar në Maqedoni ka sot, për të mos e shpërndarë peshën e tij elektorale në tre apo katër formacione që bëjnë luftë të paprinciptë guerile mes tyre.
Në këtë aspekt, precedenti shqiptaro-maqedonas është i rrezikshëm dhe mesa duket i papërshtatshëm për vetë shqiptarët që jetojnë aty. Faktet dhe pasqyra shifrore e votimeve të fundit e treguan qartë këtë. Në një këndvështrim përmbledhës, partitë shqiptare në Maqedoni janë sot blloku politik i dytë, pas VMRO-DPMNE. Ato e kanë lënë pas, si numër votash edhe LSDM-në tradicionalisht të fuqishme. Porse ky është vetëm një realitet virtual, pasi numri i votave shqiptare ndodhet i shpërndarë sipas parimit të lëkurës së leopardit, në katër subjekte që kanë ndarë mes tyre votat e hedhura në qytetet dhe fshatrat e banuara me shqiptarë. Në këtë mënyrë, shqiptarët do të jenë vërtet një komunitet që teorikisht e ka zbatuar në mënyrë korrekte skemën bazë të pluralizmit, me forca politike që i përfaqësojnë në pozitë dhe disa të tjera në opozitë, por kjo është vetëm ana formale e çështjes. Pasi sot për shqiptarët e Maqedonisë, sistemi politik kombëtar duhet të jetë jo qëllimi, por mjeti. Axhenda politike e shqiptarëve të Maqedonisë është më pak e rëndësishme sesa axhenda e tyre kombëtare. Të drejtat e shqiptarëve vazhdojnë të mbeten të mangëta, megjithëse në poltronat e qeverive në Shkup janë ulur jo pak përfaqësues politikë shqiptarë së të gjitha krahëve. Ky është një realitet, të cilit nuk mund t’i shpëtojë as Menduh Thaçi e as Ali Ahmeti apo liderë të tjerë politikë shqiptarë. Nëse sot Marrëveshja e Ohrit dhe standardet që ajo ofron, kanë mbetur më së shumti në letër, kjo ka ndodhur edhe për shkak se spektri politik shqiptar ka qenë dhe është shumë i përçarë nga brenda, për të mundur të imponojë vullnetin e tij kombëtar, më parë sesa politik, ndaj partive maqedonase.
Moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe përgjithësisht avancimi i ngadaltë e plot ngecje i statusit të shqiptarëve në Maqedoni, ka ardhur jo vetëm për shkak të mospërgatitjes dhe mosorganizimit të faktorit politik shqiptar aty, jo vetëm për shkak se shqiptarët duan kohë fizike që të kapin nivelet e përfaqësimit në administratë dhe institucione, por edhe për shkak të një fragmentarizmi të dukshëm që vota shqiptare ka pësuar sa herë që është votuar për të rinovuar parlamentin apo subjektet vendore.
Për pasojë, sot shqiptarët e Maqedonisë kanë një mozaik të pasur lidershipi politik, por pak rezultate dhe mbi të gjitha, pak peshë në jetën politike e administrative të këtij vendi. Duke kujtuar se e kanë përmbushur me korrektesë detyrën e tyre për t’i dhënë jetë një sistemi pluralist vital në Maqedoni, politikanët shqiptarët aty nuk arrijnë ose nuk duan të shohin se kjo shtrirje e zgjerim në favor të një sistemi pluralist, por në disfavor të interesave të tyre si komunitet etnik, ka sjellë më shumë dëme sesa avantazhe për të drejtat e tyre themelore që sot vijojnë të mbeten defektoze.
Kur sheh atë që ndodh sot në Maqedoni, të krijohet në kujtesë një dualizëm, një retrospektivë e hidhur, e cila lidhet me mënyrën sesi e kemi administruar tradicionalisht votën ne këtu, në shtetin amë. Shqiptarët e Maqedonisë duket se janë komuniteti që më së shumti po e vuan “eksportimin” e virusit elektoral që politika e Tiranës ka bërë pa ndërgjegje edhe përtej kufijve tanë shtetërorë, tek klasat politike shqiptare në Maqedoni e Kosovë. E ndërsa rasti kosovar i bindet specifikave sui generis ku ndodhet vetë Kosova, duket se shembulli ynë i keq me zgjedhjet, ka prekur tashmë partitë shqiptare në Shkup e Tetovë. Kjo sëmundje ngjitëse mesa duket qenka një sindromë shqiptare, e cila dëmton padyshim imazhin tonë kudo në Ballkan dhe Evropë. Aktualisht, Maqedonia është një shtet i vrojtuar me mjaft kujdes nga BE dhe SHBA. Këto zgjedhje do të përcaktojnë shumëçka në ecurinë e mëtejshme të afrimit të këtij vendi me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Dëmi politik që shqiptarët atje i sollën vetes me sjelljen e tyre, mund të jetë një minus jo i vogël dhe jo afatshkurtër. Për ata në radhë të parë, por edhe për vetë shtetin maqedonas më pas.