E Diel, 1 Nëntor 2026

Karzai: Të rishikohet strategjia amerikane në Afganistan

“Përsa i përket Afganistanit dhe sigurisë rajonale, strategjia e luftës kundër terrorizmit duhet të rishikohet”', deklaroi Karzai në një komunikatë për median. “Përvoja e tetë viteve të fundit ka treguar se lufta kundër talebanëve në fshatrat afgane është e paefektshme dhe nuk sjell asnjë rezultat përveç vrasjes së civilëve”, vijon komunikata.

Karzai theksoi se reduktimi i viktimave civile në operacionet ushtarake drejtuar nga SHBA-ja është i rëndësishëm për të fituar luftën kundër rebelëve. Ai rikonfirmoi se njoftimi i bërë nga presidenti amerikan Barak Obama për fillimin e tërheqjes së trupave amerikane në fillim të korrikut 2011, në një farë mënyre forcon moralin e talebanëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›