Turqi: Zbulohen 65 kilogramë eksploziv, dyshohet PKK-ja
Lajmi u bë i ditur nga burime të sigurisë lokale të cilat sqaruan se eksplozivi ishte fshehur në sarbatorin e makinës, e bllokuar në hyrje të Diarbakirit, qyteti më i madh në juglindje të Anadollit dhe i banuar kryesisht nga kurdë. Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët mendohet të jenë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e konsideruar si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe nga shumë vende.
Eksplozivi do të dërgohej drejt qyteteve të mëdha në perëndim të vendit për të kryer atentate, shtuan ata. Zbulimi ndodh ndërkohë që PKK-ja ka shpallur një armëpushim të njëanshëm të luftimeve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që filloi më 11 gusht, siç ka bërë edhe më parë. Armëpushimi mendohet të zgjasë deri më 20 shtator. PKK-ja lufton për autonominë e rajonit kurd. Sipas ushtrisë, konflikti që vazhdon prej vitit 1984, ka shkaktuar të paktën 45 mijë të vdekur.