SHBA, 5 vjet nga uragani Katrina
Nju Orlinsi, pjesërisht i ndërtuar nën nivelin e detit dhe i mbrojtur nga diga, u zhyt në kaos në fund të verës së vitit 2005 pasi u godit me forcë nga uragani Katrina. Pas çarjes së një dige, lagje të tëra u përmbytën. Situata ishte veçanërisht tragjike në “Lower Ninth Ward”, lagjja më e varfër e qytetit, e ndërtuar në një fushëgropë dhe e banuar 99 për qind nga persona me ngjyrë.
Presidenti Barak Obama do të shkojë sot në mesditë në një universitet të qytetit për të mbajtur një fjalim me rastin e përvjetorit të kalimit të uraganit Katrina, që u karakterizua nga një mungesë e dukshme e komunikimit mes Uashingtonit dhe autoriteteve lokale.
Në atë kohë, presidenti George W. Bush vendosi ta shihte Luizianën që nga avioni pa u ulur në zonë. Një foto që tregon presidenti Bush duke vështruar zonën e shkatërruar që nga dritarja e avionit të Air Force One është bërë simbol i një administrate të shkëputur nga realiteti.
Imazhet e stadiumit gjigand të qytetit që shërbeu si strehim i përkohshëm i familjeve të tëra që humbën gjithçka, janë bërë gjithashtu simbol i dobësisë së një superfuqie që papritur tregoi se vuante nga pabarazitë. Vetë Obama e cilësoi një ditë qëndrimin e administratës Bush të asaj kohe si shenjën e një “inkompetence të pamatë”. Por një katastrofë tjetër që e goditi këtë rajon këtë vit, derdhja e naftës në oqean, i tregoi atij se sa e vështirë është t’i jepet një përgjigje e duhur një krize të paprecedentë.
Imazhet që po ritransmetohen në të gjitha kanalet televizive të Shteteve të Bashkuar që prej disa ditëve tregojnë tmerrin që përfshiu jugun e vendit. Dallgët gëlltisnin shtëpitë prej druri, duke marrë me vete edhe banorët e tyre. Njerëzit që vdisnin në rrethana të tmerrshme, të bllokuar nëpër hangarë nga rritja e nivelit të ujërave. Me të tilla kujtime duhen bindur gjithashtu banorët e rajonit se digat monumentale që po ndërtohen do ta mbrojnë me të vërtetë qytetin nga një katastrofë e ngjashme.