E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vritet pas grindjes shqiptari



ITALI – Një 23-vjeçar me kombësi shqiptare është qëlluar për vdekje dje në Kaviano, zonë në veri të Napolit në Itali. Lajmi u bë i ditur nga agjencite e lajmeve të vendit fqinj, sipas të cilave Rr. Sula ishte qëlluar me armë pas një grindjeje në një nga baret e zonës. Referuar burimeve, dyshohet se krismat e armës janë dëgjuar pas një sherri që kishte lindur mes 5 të rinjve, disa prej të cilëve shqiptarë. I riu shqiptar ka gjetur vdekjen e mënjëhershme, ndërsa autori është larguar pa lënë gjurmë. Policia vendase ka gjetur të hedhur pistoletën e krimit, e cila është një “Bereta” kalibër 7.6 mm, pranë vendit të ngjarjes. Autoritet policore të Kavianos kanë marrë në pyetje disa banorë të zonës, si edhe disa shqiptarë, të cilët dyshoheshin të kishin dijeni mbi ngjarjen apo motivet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›