E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shqiptares, mbikëqyrte trafikun e narkotikëve



ITALI – Policia e Brindizit në Itali ka ekzekutuar dje urdhër-arrestet për 9 persona të akuzuar për trafik dhe shpërndarje droge, mes të cilëve edhe një shqiptare. Burime mediatike të vendit fqinj pohuan dje arrestimin e shqiptares, Jeriselda Dane, 32- vjeç në kuadrin e operacionit “Asterix”. Mësohet se shqiptarja Dane ishte bashkëshortja e të akuzuarit si drejtuesi i grupit të shpërndarësve të lëndës narkotike, Xhovani Galli, aktualisht në burg. Po sipas burimeve, roli i shqiptares nuk ishte i parëndësishëm në organizimin e trafikut. Për shkak se bashkëshorti i saj ishte duke kryer një dënim, po për akuza trafiku droge, aktalisht, “biznesi” i jashtëligjshëm drejtohej prej saj. Mësohet se hetimi për grupin në fjalë kishte nisur në vitin 2007, ndërsa faktimi i trafikut ishte bërë edhe nëpërmjet përgjimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›