E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali;Trafiku i drogës, arrestohen 7 shqiptarë



Një hetim i gjerë i policisë italiane i zhvilluar në Regio Emilia, që prej vitit 2007, ka përfunduar mëngjesin e djeshëm me arrestimin e 14 personave, 7 prej të cilëve shqiptarë. Rrjeti merrej me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe hashashit në rrugë të ndryshme, e destinuar për të furnizuar të ashtuquajturën tregti e drogës çdo minutë, në mënyrë të veçantë tregun e Regio Emilia-s, të përbërë nga njerëz të respektuar si profesionistë dhe biznesmenë. Hetimet e koordinuara nga Shërbimi Qendror i Policisë ka çuar në arrestimin e protagonistit kryesor të kësaj organizate, shqiptarin Xhaferr Berisha, që merrej me tregti të nivelit të mesëm e të lartë. Të tjerë shqiptarë të arrestuar janë Simon Trakaj, 24 vjeç; Taulant Kaftirani, 24 vjeç; Rudenc Kubeja, 27 vjeç; Albano Xhelo, 34 vjeç; Marsel Varfaj, 19 vjeç dhe Eraldo Jaholli, 21 vjeç. Veç tyre, në pranga kanë rënë dhe dy marokenë, tre nigerianë si dhe dy italianë. Nga viti 2007 e deri më dje ky operacion shënoi 42 persona të arrestuar, si dhe çoi në sekuestrimin e 23 kg lënde narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›