Italia, 4500 vende pune për shqiptarët
22/12/2008 Përfitojnë vetëm ata persona për të cilët është bërë kërkesë deri në datën 31 maj 2008.
Tregu ka shfaqur nevoja kryesisht për kujdestari në familje, punëtorë shtëpie, por edhe sektorë të tjerë.
Nisin procedurat e aplikimit për punësimet në shtetin italian. Pas firmosjes së marrëveshjes ndërmjet kreut të këtij vendi dhe ministrit të Punës, Ansatas Duro, që në dy dhjetor janë çelur dhe procedurat për sigurimin e vendit të punës në mënyrë legale pranë këtij shteti. Shteti italian duke u bazuar në nevojat e tregut italian të punës lejon hyrjen e 150 mijë shtetasve të huaj për punësim jo stinor në Itali për vitin 2008. Veçanërisht për shtetasit shqiptarë kuota e përcaktuar është 4.500 pranime. Çka konfirmohet edhe në marrëveshjet e punësimit që vendi ynë ka me Italinë, e cila u rishikua dhe firmos pak ditë më parë, nëpërmjet së cilës lejohet që të merren 4.500 nulla osta për punësim jo stinor nga shtetasit shqiptarë. Konkretisht tregu italian i punës ka shfaqur nevoja kryesisht për kujdestari në familje dhe punëtorë shtëpie, por edhe sektorë të tjerë siç janë ato të ndërtimit dhe fushat e ndryshme mekanike. Ndërkohë që janë përcaktuar dhe kriteret e pranimit. Përfitues do të jenë të gjithë ata persona që kanë aplikuar për vende pune edhe në 2007-n, por për shkak të plotësimit të kuotave të mëparshme të përcaktuara në këtë dekret nuk mund të përfitonin. Kështu do të pranohen të gjithë ata persona që kanë dorëzuar kërkesat deri më 31 maj të 2008-s. Njëkohësisht është e nevojshme që për disa kategori të tregohet kujdes në respektimin e afateve të verifikimit të kërkesës. Në këtë rast bëhet fjalë për të gjithë ata punëkërkues për të cilët janë konfirmuar kërkesat nga punëdhënësit, të cilët janë me qëndrim të rregullt në shtetin italian. Këta punëmarrës duhet të njoftojnë punëdhënësit e tyre të kenë parasysh që dekreti përcakton se: punëdhënësit jokomunitarë, brenda 20 ditëve nga data 15 dhjetor 2008 duhet të konfirmojnë tek autoritetet italiane që vazhdojnë të jenë të interesuar për të punësuar punëtorin e huaj. Konfirmimi bëhet nëpërmjet faqes së internetit www.interno.it.
Kuotat e nevojshme
Zyrtarizohen dhe kuotat e nevojshme për punësimin e shtetasve shqiptarë në shtetin italian. Konkretisht duke u bazuar në nevojat e tregut italian të punës lejohet hyrja e 150.000 shtetasve të huaj për punësim jo stinor në këtë vend për 2008-n, nga të cilat veçanërisht për punëtorët e vendit tonë janë përcaktuar rreth 4500 kuota pune.
Kjo e mbështetur edhe në marrëveshjet e punësimit që vendi ynë ka me Italinë, e cila u firmos më 2 dhjetor.
Kush përfiton
Ajo që është e veçantë është se ky dekret nuk përcakton kryerjen e procedurave duke filluar nga dalja e dekretit, por i referohet procedurave të përfunduara tashmë, kërkesave të bëra në kuadër të dekretit të 2007-s, por që për shkak të realizimit të kuotave të përcaktuara nuk kanë përfituar dot dhe nuk kane marrë “nulla ostën” për punë. Kjo do të thotë që do të përfitojnë vetëm ata persona për të cilët është bërë kërkesë deri në datën 31 maj 2008.
Profesionet që kërkohen
Tashmë janë përcaktuar dhe sektorët përkatës ku nevojiten forcat e punës. Kështu tregu italian i punës ka shfaqur nevoja kryesisht për shërbime të tilla si kujdestari në familje dhe punëtorë shtëpie (që zënë dhe përqindjen më të madhe të kuotave kërkuara nga punëdhënësit italianë). Gjithashtu edhe sektorë të tjerë, si ndërtimi, inxhinieritë mekanike kanë kërkuar punëtorë që do të përfitojnë punësim të ligjshëm në këtë vend.
Aplikimi
Këta punëmarrës duhet të njoftojnë punëdhënësit e tyre të kenë parasysh që dekreti përcakton se: punëdhënësit jokomunitarë, brenda 20 ditëve nga data 15 dhjetor 2008 duhet të konfirmojnë tek autoritetet italiane që vazhdojnë të jenë të interesuar për të punësuar punëtorin e huaj. Konfirmimi bëhet nëpërmjet faqes së internetit www.interno.it.