Italia, Prandeli i jep një shans Amaurit
Trajneri i Kombëtares italiane, çezare Prandeli, gjatë një interviste për "Corriere della Sera", flet për futbollistët e shumë të natyralizuar si italianë. Duke parë shembullin Gjermani në Botëror, një skuadër me shumë talente, por shumica e tyre si Ozil, Boateng apo Podolski janë të natyralizuar, mendon ta aplikojë këtë mundësi edhe te Italia e tij. Në këtë mënyrë, Prandeli do t'i jepte një shans lojtarëve si Amauri i Juventusit, Tiago Mota i Interit apo Ledezma i Lacios. "A ka vend për të natyralizuari në skuadrën time? Për mua, Amauri dhe gjithë këta emra që ju përmendni janë italianë të rinj, kandidat real për fanellën e kombëtares italiane", përfundoi çezare Prandeli.