E Diel, 1 Nëntor 2026

Roben zgjidhet "Lojtari më i mirë i Bundesligës"



Finalisti i Kupës së Botës dhe lojtari i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben, është shpallur ditën e djeshme si lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 2009-2010. Mesfushori me tipare sulmuesi ka dominuar bindshëm, duke marrë 72% të votave të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë. Në vendin e dytë me vetëm 6% të votave është shpallur mesfushori tjetër i Bajernit, Bastian Shvajnshtaiger. Lojtari më i mirë i ri është shpallur Tomas Myler. Për 20-vjeçarin, ky është trofeu i dytë personal pas fitimit të "Këpucës së Artë" në Botërorin "Afrika 2010". Dominimi total i Bajernit të Mynihut në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ka ardhur pas përzgjedhjes së Lus van Galit si trajneri më i mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›