E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque i tha ‘jo’ Interit

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 15:46

Vicente Del Bosque, gjatë kësaj vere, duket se e ka refuzuar ofertën e presidentit Massimo Moratti, i cili ia kishte propozuar bankinën e Interit.

Kështu shkruan e përditshmja spanjolle, AS, sipas së cilës, kontakti me selektorin e Spanjës, kampione e botës, ka ndodhur përmes Luis Figos.

Mirëpo, trajneri spanjoll i ka thënë ‘jo’ ofertës Nerazzurre, ende pa i dëgjuar detajet e kontratës. Sipas kësaj të përditshmeje, ish trajnerit të Real Madridit i ishin ofruar para, 10 herë më shumë se që merr aktualisht me ‘Stuhinë e Kuqe’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›