E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet aeroplani, shuhet skuadra

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 17:47

Një aeroplan rus i kompanisë Yak-42 është rrëzuar në Yaroslav, duke shkaktuar vdekjen e 43 personave, ndër ta e tërë skuadra e hokejit, Lokomotiv Iaroslav.

Ministria për Situata Emergjente në Rusi tha se të paktën 43 njerëz kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në qytetin Jarosllav – rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës.

Aeroplani po transportonte ekipin e hokejit të Jarosllavit në Minsk të Bjellorusisë, për ndeshjen e parë të sezonit 2011-2012.

Ministria ka bërë të ditur se në bord ndodheshin 45 persona – 37 anëtarë të ekipit dhe tetë pjesëtarë të ekuipazhit. Dy të mbijetuarit raportohet të jenë në “gjendje të rëndë”.

Presidenti i Federatës Ruse të Hokejit, Vlladisllav Tretjak, tha se tragjedia është një humbje e madhe për hokejin rus.

“Shprehim ngushëllimet tona, në radhë të parë për familjet dhe më pas për klubin e Jarosllavit. Dua të them se kjo është një humbje e madhe për hokejin e Rusisë, sepse kanë qenë shumë lojtarë të mirë në këtë ekip”, tha Tretjak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›