E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clarke largohet nga Swindon

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 17:09

Leon Clarke nuk është më lojtar i Swindon. Sulmuesi anglez vendosi të largohet nga klubi anglez, pas përleshjes që e pati ditë më parë me trajnerin Paolo Di Canio. Clarke është i gatshëm të nënshkruajë me ekipin Chesterfield të John Sheridan, pasi që nuk dëshiron më të luajë në ekipin e udhëhequr nga trajneri italian.

Sulmuesi do të kalojë tek ‘Spireites, në League One (liga e tretë), pas kacafytjes, apo më saktësisht pas sulmit që pësoi në tunelin që qon në zhveshtore që pati me trajnerin karakteristik, në një ndeshje për Kupën e Anglisë. Përleshja, e cila është incizuar nga kamerat, ka qenë vendimtare që Clarce vendosi të ndahet nga ekipi i Di Canios.

Udhëheqësit e klubit e kanë mbrojtur ish futbollistin e Lazios dhe ai do ta vazhdojë punën me këtë ekip, të paktën për momentin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›