Italia e Zvicra drejt Afrikës, rrezikon Franca
Spanja, Anglia dhe Holanda janë tre skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin në Botërorin 2010. Ndërsa në dy ndeshjet e fundit do jenë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit që do të kërkojnë biletën për në Afrikën e Jugut. Rusia dhe Gjermani mund të vendosin kualifikimin mes tyre në grupin e 4-të, në përballjen e Moskës. Mirëpo sfida më e madhe për ditën e sotme do të zhvillohet në Skandinavi, ku lideri i grupit të parë, Danimarka me 3 pikë më shumë, përballet me Suedinë. Barazimi ose suksesi i Suedisë, mund të hap dyert për Portugalinë ose Hungarinë, të cilat janë 5 pikë pas Danimarkës dhe përballen me njëra-tjetrën në Lisbonë. Në grupin e dytë, Zvicra mund të kualifikohet nëse fiton ndaj Luksemburgut dhe Greqia dhe Letonia, me 3 pikë më pak, ndahen në barazim në Athinë. Sllovakia mund të arrijë deri te turneu i parë final pas pavarësisë nëse nuk pëson disfatë ndaj Sllovenisë. Lideri i grupit 3, Italia kërkon një pikë në Dublin kundër Irlandës, ndërsa Franca mund të kërkojë vendin e dytë, nëse nuk ka rezultat më të mirë se Serbia, e cila si lideri i grupi të 7-të përballet me Rumaninë në Beograd. Bosnja mund të konfirmojë vendin e dytë në përballjen me Estoninë në grupin e 5-të, ndërsa Ukraina mund të kalojë Kroacinë, nëse mund Anglinë, pa objektiva për këtë takim. Tetë kombëtare në vendin e dytë do të përballen njëra kundër tjetrës në play-off, më 14 dhe 18 nëntor, ndërsa hedhja e shortit për Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010, do të zhvillohet në Zyrih më 19 nëntor.