E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 23-vjeçarit në Laprakë, mbyllet hetimi

 

TIRANE – Prokuroria e kryeqytetit dërgon në gjykatë dy persona të akuzuar për vrasjen e një të riu në Laprakë dhe fshehjen e armës së krimit. Burime zyrtare nga organi i akuzës, konfirmuan dje se kanë përfunduar hetimet ndaj shtetasve Donald Pregapuca, 22 vjeç dhe Arben Basha, 25 vjeç, me akuzat e vrasjes, veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe armëmbajtjes pa leje. Ngjarja për të cilën akuzohen dy të pandehurit ka ndodhur më 17 korrik 2009 në Laprakë. Në këtë kohë, 23-vjeçari Edvil Koço mbeti i vdekur në një dyqan, pasi u qëllua me armë zjarri pistoletë. Ngjarja ndodhi në dyqanin e Donald Pregapucës. Ky i fundit ka qëlluar me armë 23-vjeçarin Edvil Koço, i cili ka humbur jetën para se të dërgohej në Spitalin Ushtarak, edhe pse ndodhej fare pranë këtij objekti. Pas kësaj, sipas Prokurorisë, i akuzuari tjetër, Arben Basha, ka marrë pistoletën e krimit dhe e ka fshehur në një lokal që ndodhet në zonën ku ndodhi krimi. Basha është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse autori i vrasjes u arrestua nga policia në vendin ku ndodhi krimi në dyqanin e tij. Dy ditë më vonë dëshmitari i vrasjes Arben Basha u vetëdorëzua, duke treguar vendin ku kishte fshehur armën. Donald Pregapuca ka pretenduar se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.                                          tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›