Italia finalistja e dyte e Euro 2012
Italia fitoi përballjen e ëndrrave ndaj Gjermanisë në Euro 2012 duke prekur një finale që gjithashtu do të jetë përrallore. Të kaltrit fituan me meritë 2-1 ndaj Gjermanisë në Varshavë duke treguar se kur vjen puna për takime të tilla nuk ka parashikim që vlen.
Heroi ishte edhe i pritur, edhe i papritur, Mario Baloteli, që shënoi të dy golat që në pjesën e parë. Gjithsesi gjermanët e nisën më mirë duke rrezikuar që në minutën e 5-të me anë të Humelsit që thuajse realizoi, por Pirlo largoi topin pranë vijës fatale.
Kaluan vetëm pak momente dhe Barzali gati realizoi autogol pas krosit të Boatengut, ndërsa topi nuk u mbërthye nga Bufon.
Italia tregoi se ishte në fushë me dy gjuajtje radhazi në 2 minuta. Fillimisht Montolivo vuri në provë Nojerin dhe pastaj ishte radha e Kasanos që të gjuante bukur, por portieri ishte në lartësinë e duhur.
Në këtë vazhdë, erdhi goli i parë. Kasano hipnotizoi 3 mbrojtës dhe krosoi shkëlqyeshëm në zonë aty ku Baloteli i mori kohën Badshtyberit për të realizuar. Festë e merituar e Marios, një festë që i takon edhe Kasanos.
Pjesa e parë pati edhe shumë emocione të tjera. Gjermania reagoi dhe Ozil gjuajti nga rreth 20 metra, por Bufon priti pa problem. Italianët nuk ndenjën duarkryq, por provuan sërish dhe përsëri shërbyesi ishte Kasano, veçse Montolivo u vonua duke humbur mundësinë për golin e dytë.
Tifozët nuk e kishin marrë veten nga aksioni në njërën portë, kur Kedira provoi një gjuajtje tronditëse në portën tjetër, veçse reagimi i Bufonit ishte sërish madhështor. Dhe, në të njëjtën minutë, erdhi goli i dytë i Italisë. Montolivo u kthye në një Pirlo të dytë duke pasuar për Balotelin dhe sulmuesi realizoi një gol të shkëlqyer. Gjermania ndryshoi në pjesën e dytë me Klosen dhe Rojsin në vend të Gomezit e Podolskit. Ekipi i Lëvit provoi menjëherë dhe Lahm humbi një rast goli, pas një kombinimi para zonës. Presioni gjerman vazhdoi me tentativën e Kloses, shpëtuar nga Bonuçi dhe me një goditje të mrekullueshme dënimi të Rojsit, që Bufon e preku me dorë për ta dërguar në traversë dhe pastaj në korne.
Italia goditi, më pas, dy herë. Markizio ishte shpërdoruesi i madh duke i humbur të dy rastet për gol në një hark kohor 8 minutësh. Lojtari i Juventusit ose gjuajti keq, ose u vonua dhe nuk pasoi siç duhet.
Emocionet nuk kishin të përfunduar dhe Kros kërkoi edhe një herë golin për Gjermaninë, veçse rastin më të pastër e pati sërish Italia. Di Natale i shpëtoi pozicionit jashtë loje, por habitshëm nuk shënoi.
Në fund, Humels pati mundësi në zonë për të realizuar, por topi i gjuajtur nga ai u ndalua nga Bufon, ndërsa Gjermania nisi ofensivën e fundit. Në minutën e parë shtesë, gjyqtari dha penallti për gjermanët pas prekjes së topit me dorë të Balxaretit dhe Mesut Ozil nuk gaboi përballë Bufonit. Gjithsesi, ishte shumë vonë dhe Italia u mbajt deri në fund duke arritur finalen e tretë europiane.