E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia miraton masat kundra emigracionit klandestin

Masat u miratuan me 161 vota pro dhe 120 kundra

Klandestinët pa dokumente ndëshkohen trefish më shumë

Me 161 vota pro,120 kundra dhe 8 abstenim është miratuar dje nga Senati italian masat e reja në kuadër të luftës kundra emigracionit klandestin. Kjo konfirmohet nga faqja e internetit të Dhomës së Lartë.

Ligji i ri u denoncua nga e majta, shoqatat katolike, ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe u kritikua gjithashtu nga instancat evropiane.

Ai parashikon veçanërisht krijimin e krimit të emigracionit klandestin që dënohet nga 6 muaj deri në katër vjet burg, rëndimin me një të tretën e dënimeve të parashikuara në rast dënimi të një imigranti klandestin, dëbime më të lehta për imigrantët pa dokumente dhe një dënim nga 6 muaj deri në tre vjet burg për pronarët që u japin banesë klandestinëve.

Qëndrimi nëpër qendrat pritëse do të zgjatet gjithashtu nga 2-18 muaj, konform një dispozite të re të "direktivës së kthimit", të miratuar së fundmi nga Bashkimi Evropian.

Kundërshtimet

Kreu i PDI-së, Mauricio Gaspari, ka shprehur aprovimin e tij duke thënë se “masat e reja flasin për zhvillim historik për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve pas pafuqisë të së majtës”.

Ndërkohë që ka pasur kundërshtime nga ana e kryetares së grupit të PD-së, Ana Finokiaro, që mendon se dekreti është kundër parimit të barazisë. “Gjëja që rëndon më shumë në të ashtuquajturin krim të emigracionit klandestin është për ne, - thotë Finokiaro, - jo kushtetuese, sepse nuk kuptohet cila do ishte kjo rrezikshmëri që lind ekskluzivisht nga fakti që nuk ke lejen e qëndrimit”.

Masat e reja

Në faqen zyrtare të Dhomës së Lartë në Itali shpjegohen qartë se cilat janë ndryshimet e miratuara dje me shumicë vote.

Është e mundshme shtyrja e proceseve për krime deri në 2 maj të 2006-ës. Shtyrje përshkruese e proceseve, deri në 18 muaj, për krime që nuk gjenerojnë alarme sociale të kryera deri më 2 maj të vitit 2006.

Rinovimi ngrin dhe edhe termat e përshkrimit. I dënuari mund të rifitojë dhe nuk aplikohet nëse debati është mbyllur. U jepet prioritet përveç të tjerave proceseve që parashikojnë vonesa me të dënuarit dhe ato me krime më të rënda, si mafia, terrorizëm, por edhe aksidentet në punë dhe në qarkullimin rrugor, emigracionin klandestin dhe krime të ndëshkueshme me ndëshkime me dënime superiore deri në katër vjet.

Do jenë shefat e zyrave të drejtësisë, që do shohin këtë listë krimesh të konsideruar parësore, duke krijuar një listë të tyre për të cilën duhet të informojnë Këshillin Superior dhe Magjistraturën e Ministrin e Drejtësisë.

Ndëshkimi ndaj klandestinëve për të huajt prezentë në territorin italian pa dokumente, që bëjnë krime ndëshkimi do të shtohet trefish. Forca e ndëshkimit do të zbatohet si për personat që janë të BE-së, dhe për ata që janë jashtë BE-së që ndodhen në Itali në mënyrë ilegale.

Përdorimi i forcës ushtarake në qytetet e mëdha - 3000 ushtarë do të kenë detyra të sigurisë për të qarkulluar në qytetet e mëdha për nevoja specifike dhe të jashtëzakonshme parandalimi të kriminalitetit, për një periudhë prej 6 muajsh (e rinovueshme për një maksimum prej një viti).

Të gjithë të huajt që janë dënuar me më shumë se 2 vjet (deri më sot ishte 10 vjet) do të përjashtohen, me përjashtim të menjëhershëm për të huajt e BE-së dhe të huajt që bëjnë krime (pas 2 muajsh qëndrimi në Itali) që nuk janë në gjendje të demonstrojnë aktivitet fitimprurëse. Për këtë është parashikuar riti i drejtpërdrejtë.

Burg e konfiskim të të mirave materiale të dhëna me qera klandestinëve - burg nga 6 deri në 3 vjet e konfiskim të mobilieve të dhëna me qera klandestinëve ilegalë, në rastet kur pronari merr një përfitim jolegal (rrinë jashtë kujdestarët dhe dadot që rrinë në shtëpitë e personave ku punojnë). Me dënimin dhe konfiskim të ndërtesës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›