Kepi i Rodonit, bukuria e rrallë buzë Adriatikut
Kepi i Rodonit, pjesë skajore e bregdetit të Durrësit
Investimi në infrastrukturë, premtues për turizmin elitar
Një ndër perlat e natyrës shqiptare vazhdon të qëndrojë e pashfrytëzuar për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Kepi i Rodonit, pjesa më skajore e bregdetit të Durrësit, ende ka mbetur e palidhur me rrugët nacionale, e për pasojë, turistët vendas e të huaj nuk kanë mundësinë që të shijojnë bukuritë e virgjëra të bregdetit të Adriatikut, si dhe thesaret e antikitetit që mbart kjo zonë. Por, si në planet e qeverisë, dhe të pushtetit vendor ende nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e infrastrukturës së kësaj zone.
Pak historik për Kepin e Rodonit
Kepi i Rodonit ndodhet në pjesën veriore të Durrësit dhe është kufiri ndarës i këtij rrethi me atë të Kurbinit. Quhet Kep, për shkak se futet në det në trajtën e një hinke disa qindra metra, duke krijuar një gji deti shkëmbor të mrekullueshëm. Ndërsa emrin Rodon e ka marrë nga një hyjni ilire e ngjashme me Poseidonin helen apo me Neptunin latin. Ai është rreth 50 km larg qytetit të Durrësit në vijë tokësore dhe rreth 20 milje në vijë detare.
Sipas dokumenteve historike, rezulton se Kepi i Rodonit ka qenë mjaft i njohur që në lashtësi për vetë pozitën e tij gjeografike pranë Durrësit dhe Ulqinit. Ndërsa në mesjetë, ai mori një zhvillim akoma më të madh, pasi në territorin ku ai ndodhet u ndërtua një kështjellë si dhe disa kisha e manastire. Po aty u ndërtua edhe një port, si dhe një pikë doganore, e cila u shërbente marrëdhënieve tregtare me Venedikun dhe Sirakuzën. Gjurmët e këtij zhvillimi ruhen fare mirë edhe sot.
Kalaja e Skënderbeut
Në Kepin e Rodonit janë ruajtur fare mirë muret dhe një pjesë e Kalasë së Rodonit, e cila identifikohet me emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për shkak se ajo u ndërtua në kohën e sundimit të tij. Ajo ka një formë drejtkëndëshe duke iu përshtatur konfiguracionit të terrenit. Sipas kronistëve të asaj kohe dhe historianëve, thuhet se pas martesës me Donikën, heroi ynë kaloi një pjesë të muajit të mjaltit në këtë kala, fare pranë plazhit. Ky objekt është mjaft interesant për t’u vizituar nga turistët.
Kisha e Shën Ndout
Objekti më pikant dhe i ruajtur për bukuri dhe i restauruar vitet e fundit me mjeshtëri nga restauratorët është Kisha e Shën Ndout.
Edhe ajo i përket periudhës mesjetare. Kisha është ndërtuar 90 m mbi nivelin e detit. Ajo është 13,6 m e gjatë dhe 6,25 m e lartë. Teknika e ndërtimit i përket stilit bizantin dhe në formë atij romak. Kisha është e zbukuruar me afreske të një stili të veçantë dhe me mjeshtëri të lartë artistike. Në hyrje të saj duket një shqiponjë me 2 koka, simbol i kastriotëve, ndërsa në mjediset e brendshme dallon një grua luftëtare hipur mbi kalë, e cila është Mamica Kastrioti, e motra e Skënderbeut. Kisha shërben jo vetëm si objekt antik, por edhe si vend pelegrinazhi. Për çdo 14 qershor pelegrinë të shumtë e gdhijnë pranë këtij objekti kulti ku ndezin qirinj. Thuhet se ajo u kthen pjellorinë çifteve me probleme në këtë drejtim.
Deti, mrekullia e natyrës
Plazhi i Rodonit është gjithashtu një mrekulli e natyrës. Bregdeti përbëhet nga shkëmbinj të cilët krijojnë gjire me rërë, të cilat janë në vetvete miniplazhe të një cilësie të lartë për shkak të pastërtisë së tyre dhe ujit kristal të detit. Deti me përbërje shkëmbore dhe me një florë e faunë nënujore të hatashme përmban pasuri për amatorët e zhytjeve. Por ata që e kanë provuar këtë plazh dhe kanë parë bukuritë e Kepit të Rodonit janë të paktë pasi mungesa e infrastrukturës rrugore nuk e lejon shfrytëzimin masiv të këtij bregdeti. Investimet e pritshme do të krijojnë mundësinë e turizmit elitar dhe shumë të frekuentueshëm nga turistët vendas dhe të huaj. Tashmë, Kepi i Rodonit, është futur në guidat turistike të Shqipërisë.