Italia në grevë
Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 20:44
Disa dhjetëra mijëra punëtorë italianë kanë hyrë të martën në grevë, në shenjë proteste ndaj masave të kursimit që i ka propozuar qeveria e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.
Si pasojë e grevës është shkaktuar një kolaps i plotë në vijat e transportit ajror, hekurudhor dhe tokësor.
Muzetë, galeritë e artit dhe qendrat e tjera turistike po ashtu janë mbyllur, përderisa greva do të ndikojë edhe punën e spitaleve dhe të shërbimit postar të vendit.
Punëtorët italianë kundërshtojnë pakon e uljes së shpenzimeve në vlerë prej 45.5 miliardë eurosh, si dhe taksat e reja, të cilat qeveria shpreson se do të nxisin rritjen e vendeve të punës.
Parlamenti i Italisë pritet që ta miratojë planin e qeverisë gjatë këtij muaji.