E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau kushëririn me thikë, pranon krimin

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për 20-vjeçarin që akuzohet se vrau me thikë tri ditë më parë kushëririn e tij, Genci Mejdani. Mariglen Hoxhallari ka dalë dje përpara togave të zeza në seancën e parë në ngarkim të tij. Ai e ka pranuar krimin, duke u shprehur se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pas grindjes mes tij dhe kushëririt, i cili sipas tij e kishte ofenduar ditën e krimit. Përfaqësuesi i akuzës, Tasim Puci, kërkoi cilësimin e ligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurisë me burg të autorit të vrasjes. Prokurori paraqiti provat nga vendi i ngjarjes, si dhe dëshmitë e personave që panë krimin, të cilët identifikojnë Hoxhallarin si vrasës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›