Konflikt për rrugën, përplaset PD dhe PS

20/05/2005 Kandidati i PS tenton shtirmin e rrugës, e cila ishte në projektet e FSHZH
SHKODER - Fushata paraelektorale tensionon situatën në fshatin Dajç. Nisma personale e një kandidati, për të shtruar një rrugë fshati, me fondet e veta, ka acaruar simpatizantët e kundërshtarëve të tij politikë, të cilët nuk kanë lejuar fillimin e punimeve. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur paraditen e djeshme. Ka qenë pikërisht zona nr. 8 në Shkodër që i ka dhënë sinjalet e para të “luftës” parazgjedhore.
Konflikti
Gjatë paradites së djeshme, në komunën e Dajçit, në njërën prej pjesëve përbërëse të zonës nr. 8, është tensionuar së tepërmi situata ndërmjet banorëve përkrahës të dy partive të ndryshme, PS dhe PD. Tensioni i djeshëm erdhi si pasojë e fillimit të punimeve për shtrimin e një rruge të kësaj komune, nga kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Tom Doshi, me fondet e tija personale.
Pjesa e banorëve të Dajçit, mbështetës të Partisë Demokratike, janë mbledhur pranë vendit ku do të shtrohej rruga, sapo janë lajmëruar se makineritë përkatëse kanë filluar punimet për shtrimin e një rruge me financimin privat të kandidatit socialist, Doshi. Qëllimi i daljes së tyre ka qenë bllokimi i këtyre punimeve, pasi mendonin se ishte një veprim i padrejtë i kandidatit Doshi në këtë fillim të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut.
Debatet e filluara në mes të simpatizantëve të dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, ku njëra palë kërkonte vazhdimin e punimeve për shtrimin e rrugës dhe tjetra ndalimin e tyre, mund të kishin përfunduar keq, sikur të mos ishin lajmëruar blutë e Shkodrës, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë, duke u bërë qetësuesit e gjakrave dhe duke eliminuar vazhdimin e konfliktit në lidhje me shtrimin apo mosshtrimin e rrugës së Dajçit, që nuk dihej se si do të përfundonte.
Rruga
Për shtrimin e kësaj rruge, gjatësia e të cilës është 7 kilometra, ishte hartuar një projekt, që parashikonte fillimin e punimeve për shtrimin dhe asfaltimin e kësaj rruge nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në muajin qershor, prandaj edhe vetë kryetari i komunës së Dajçit, Arben Gjuraj, si dhe deputeti në fuqi i zonës nr.8, Valentin Palaj, janë të mendimit që të mos vazhdonin punimet për shtrimin e kësaj rruge.
Fillimi i punimeve të kësaj rruge, shprehen ata, do të thotë bllokim automatik i fondeve të përcaktuara për të.
Por, nga ana tjetër, financuesi i djeshëm, kandidati socialist, Tom Doshi, shprehet i vendosur për vazhdimin e punimeve dhe përfundimin e shtrimit të rrugës në fjalë. Arsyeja, ka vazhduar sqarimet e tij kandidati socialist, nuk është në funksion të fushatës elektorale, por është në bazë të premtimit që i ka dhënë banorëve të kësaj komune.
Në mbështetje të tij kanë dalë edhe disa banorë të fshatit, të cilët ishin të mendimit se rruga duhej të shtrohej patjetër, pavarësisht se kush i hidhte paratë, pasi kjo nuk i interesonte fare atyre, kur shihnin atë segment rrugor, që e lidh fshatin e tyre me Shkodrën, tek shkatërrohej nga dita në ditë.
Reagime
Por kryetari i komunës së Dajçit, Arben Gjuraj, i mbështetur fuqishëm edhe nga deputeti Palaj, sqaron se rruga, për të cilën lindi debati, ka hyrë në fazën e shtrimit që më përpara, pasi një pjesë prej 1 km është e shtruar me kontributin e emigrantëve të kësaj zone, për dy km e tjerë ka menduar Ministria e Pushtetit Vendor dhe për 4 km e mbetura të rrugës, janë përcaktur financimet që do të bëjë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, menjëherë sapo të shpallet fituesi i tenderit për shtrimin e rrugës. Prandaj, kundërshtimi nuk është thjesht kundër kandidatit Doshi, por ndaj absurditetit të mbivendosjes së investimeve, në një kohë që komuna e Dajçit ka edhe rrugë të tjera, ku mund të ndërhyhet dhe të investohet në të mirë të komunitetit.
Megjithatë kandidati Doshi, ka ngulur këmbë se nuk kishte nevojë t’i merrte leje askujt për një investim në të mirë të komunitetit, në një kohë që ia kishin kërkuar vetë ata, kërkesë së cilës iu ishte përgjigjur pozitivisht, pa marrë parasysh në do të fitonte apo jo në zgjedhjet e 3 korrikut.
Tom Dosh/ Kandidati i PS
“S’kam nevojë t’i marrë leje askujt”
“Nuk kishte nevojë t’i merrte leje askujt për një investim në të mirë të komunitetit, në një kohë që ma kanë kërkuar vetë ata, kërkesë së cilës iu përgjigja pozitivisht, pa marrë parasysh në do të fitoj apo jo në zgjedhjet e 3 korrikut”.
Arben Gjuraj/ Kryetari i komunës së Dajçit
“Rruga në projektet e FSHZH”
“Rruga, për të cilën lindi debati, ka hyrë në fazën e shtrimit që më përpara, pasi një pjesë prej 1 km është e shtruar me kontributin e emigrantëve të kësaj zone, për dy km e tjerë ka menduar Ministria e Pushtetit Vendor dhe për 4 km e mbetura të rrugës, janë përcaktur financimet që do të bëjë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, menjëherë sapo të shpallet fituesi i tenderit për shtrimin e rrugës. Prandaj, kundërshtimi nuk është thjesht kundër kandidatit Doshi, por ndaj absurditetit të mbivendosjes së investimeve, në një kohë që komuna e Dajçit ka edhe rrugë të tjera, ku mund të ndërhyhet dhe të investohet në të mirë të komunitetit”.
Valentin Palaj/ Deputeti i PD
“Punimet në rrugë, bllokim automatik i fondeve”
“Ky është një veprim i padrejtë i kandidatit Doshi në këtë fillim të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut. Të mos vazhdojnë punimet për shtrimin e kësaj rruge. Punimet e kësaj rruge, do të thotë bllokim automatik i fondeve të përcaktuara për të”.