Itali,kapen 2 vëllezër shqiptarë akuzohen për vrasje
Një vrasje e ndodhur 8 vjet më parë në Shkodër ka vendosur në pranga në Itali dy vëllezër shkodranë. Tashmë pritet ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë ku do të ëprballen me akuzat e prokurorisë.
ITALI – Dy vëllezër shqiptarë, të akuzuar nga drejtësia shqiptare për vrasje, janë arrestuar në Brescia të Italisë. Taip dhe Genc Katica janë vendosur në prangat e policisë italiane pas kërkesës së Inerpol Tirana. Dy vëllezërit nga Shkodra akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në 8 prill të vitit 2000 në Shkodër ku ka mbetur i vrarë Jetmir Dhampiri.
Ndaj tyre Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pasi hetimet e prokurorisë rezultuan se viktima Dhampiri është vrarë me armë zjarri nga dy vëllezërit Katica.
Aktualisht pritet të kryhet ekstradimi i tyre në Shqipëri ku do të përballen me akuzat e prokurorisë.
(a.s/Balkanweb)