Kreu i Senatit cek, Sobotka, të hënën në Tiranë
Kryetari i Senatit të Parlamentit të Çekisë, Premysl Sobotka viziton të hënën Shqipërinë. Ai do të zhvillojë takime me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, Kryeministrin Sali Berisha, dhe Presidentin Sali Berisha.
TIRANE- Kryetari i Senatit të Parlamentit të Çekisë, Premysl Sobotka viziton të hënën Shqipërinë. Sobotka do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, në axhendën e kryetarit të Senatit të Parlamentit çek përfshihen takime me homologen Topalli, me të cilën do të japë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjithashtu ai do të ketë takime dhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi.
(s.g/BalkanWeb)