E Diel, 1 Nëntor 2026

Ithtarët fanatikë të Edvinit, a do të munden t’i budallallepsin shqiptarët?

05-04-2013 / Nga Kostaq Xoxa

Edi Rama është me një fizionomi politike të papërcaktuar. Sepse e gjithë mbështetja e tij nuk e ka bazamentin tek elita e socialistëve të ndershëm, por te vulgu i ish-Partisë së Punës; në radhë të parë te mëkatarët e regjimit diktatorial të rrëzuar, individë të përdhosur të cilët u bënë të paprekshëm, sidomos pas përmbysjes së regjimit demokratik të marsit të 1992-shit. Ajo periudhë e mbrapshtë u përftua me sebepin e firmave piramidale. Sipas kryetarit të zgjedhur të humbësve në këto firma, zotit Misret Sahiti, u verifikuan dy dukuri të hidhura: së pari, i ngarkuari qeveritar për kompensimin në 100 % të të dëmtuarve, Frudin Arapi, nuk vërtetoi dot se të gjitha firmat huamarrëse ishin piramidale (Gjykata, për shembull, nuk e shpalli piramidale shoqërinë “Vefa”, për shkak të aseteve të shumta). Së dyti, rimbursimi mashtrues, vetëm në 10 %, e jo në të gjitha rastet, shërbeu vetëm si një pretekst për të ndezur flakën e për të vënë në dorë me dhunë pushtetin demokratik, në pranverën e vitit 1997.
Edi Rama përfitoi nga rasti dhe, në 2005-n, ia rrëmbeu pushtetin kryetarit historik të PS-së, sipas nenit 28 të statusit të partisë. Sa për zgjedhjet e po atij viti, Rama nuk i kontestoi ato, siç bëri më vonë, për interesa krejtësisht vetjake, në të gjitha zgjedhjet e mëpasme, parlamentare dhe vendore, të humbura të gjitha prej tij. Ai nuk pësoi konsekuencat e nenit 28, duke i quajtur në vazhdimësi të manipuluara, për të qenë kurdoherë në krye të PS-së. Në “Kurbanin” e tij paraqiten të gjitha dështimet e tij si “fitore”. Dhe togfjalëshi i tij “m’i vodhën votat”, u bë jo vetëm një  lajtmotiv monoton, por qesharak, për më tepër. Edhe qaraman, edhe mujshar! U harrua qëndrimi i tij demagogjik i para 2005-s e pas ’97-s. Me atë kapërcimin e tij 180°-sh, nga antienverist i zjarrtë (!), u shndërrua në  enverist fanatik të Pezës, sup më sup me ata veteranë, të cilët i kishte neveritur me fjalët më kërcënuese në “Refleksionet”.
Këta njerëz të pabesueshëm janë të dëmshëm tejmase. Na kujtohet Rasputini, që kishte dhunti vetëm hipnozën (me të cilën ia ndalonte hemorragjinë princit trashëgimtar, që hallakati një perandori të tërë. Hipnotik mundohet të jetë edhe Edvini me fjalët bombastike dhe me gjestikulacionet me duar e gishta tërë poza dhe me sytë e zgurdulluar, për të bërë efekte te vulgu fanatik, në radhë të parë.  Por i dëmshëm, megjithatë, sa Rasputini, duke bërë skontot për sasinë numerike të shqiptarëve, në krahasim me Rusinë e madhe.
Një nga periudhat më të errëta të sundimit të Edvinit ka qenë koha njëvjeçare e gjysmë kur ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Iu neverit të gjithë këngëtarëve dhe këngëtareve, skulptorëve të të dy sekseve, piktorëve që s’e përfillnin se ia dinin “aftësitë”, balerinëve dhe balerinave. Aktiviteti? Zero. Nuk mund të bëhet asnjë krahasim me vitet e muajt e tanishëm, me konkurrime, me këngëtarë shqiptarë të muzikës klasike që kanë habitur botën me talentin e tyre. Pa përjashtuar edhe këngët popullore. Çdo person me minimumin e modestisë, nuk do të kishte guximin ta përmendte fare atë kohë-shkretëtirë, kur të gjithë talentet e arteve e bojkotuan. Iu erdhi në majë të hundës dhe bënë një peticion, që përfshinte të gjithë njerëzit e kulturës dhe të artit. Të ngré nervat kur shkruan për këtë periudhë, në faqen 35: “Nuk isha krejt rishtar në arenë, një vit e gjysmë në Ministrinë e Kulturës kisha dëgjuar shumë fyerje e të shara nga opozita e kohës, por edhe nga disa aktorë e muzikantë që kundërshtuan reformën time (!)  për teatrin deri në një grave urie, nën tingujt e korit të skllevërve të Aidës... (Kush ishin skllevërit? Ata që s’e duronin dot?) . Por s’kisha imagjinuar aq shumë të pallura ashtu, ujqërisht, përpara një turme të shkalluar në shkallët e Pallatit të Sportit e një populli të tërë para ekranit” .
Po s’ia gëlltite broçkullat Ramës, je njeri që pëllet! Cili është populli i tërë? Ky është suksesi yt, që s’të duron do të një popull i tërë? Edhe në ditët e sotme, ka shumë njerëz nga të partisë së tij, që nuk e durojnë dot, për arbitraritetet e tij. Ata i kanë dalë për ballë dhe po e sfidojnë. Ka të drejtë Kastriot Islami kur shprehet seriozisht, se ai s’ka të ardhme politike. Por, ndonëse hiqet si i përvëluar  për hyrjen e vendit në BE, është ai – dhe vetëm ai – që ia ka privuar këtë ogur. Edhe po ta supozojmë  (gjë e pa mundur, në të vërtetë) se ai mund të bëhet kryeministër (a nuk u bë Rasputini i plotfuqishëm në oborrin perandorak?), ai s’do ta gëzojë shumë kohë ofiqin e pamerituar. Të parët do të jenë kontestues njerëzit e ndershëm të partisë së tij. Pastaj populli mbarë, të cilin ai e përgojon se pëllet! Ata që ia njohin huqet, shprehen të sigurt se do t’i humbasë zgjedhjet edhe këtë radhë. Ashtu siç e dinë se e ka në majë të gjuhës se “ia vodhën votat!”. Por do të jetë një zë që thërret në shkretëtirë. “Vox clamantis in deserto”, - thoshin latinët.
Edi Rama do të ishte diskredituar prej kohësh, nëse shumë nga femrat tona të shquara do të kishin bërë atë që kishte bërë artistja e famshme e Balshoit ,Vera Davidova, kundër Stalinit. Preferoj ta lë pa koment këtë shprehje.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›