Usain Bolt ne dyll
Ai po e merr këtë dhuratë të madhe vetëm pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Londër. Usain Bolt u bë i pavdekshëm duke u mishëruar në një statujë dylli në muzeumin e famshëm londinez, “Madam Trusod”.
Rekordmeni botëror dhe kampioni olimpik në 100 e 200 metra si dhe në 4x100 metra me skuadrën e Xhamajkës ende nuk e ka parë variantin e përfunduar të statujës së tij prej dylli, veçse kjo gjë do të ndodhë shpejt.
Plot 12 njerëz të specializuar punuan për këtë statujë për 4 muaj me radhë dhe kostoja e saj arriti në 150 000 stërlina britanike ose 233 mijë dollarë amerikanë.
Bolt është fiksuar në pozicionin e tij të zakonshëm të festimit të triumfit me dorën e majtë që tregon drejt qiellit dhe me të djathtën që përshkon gjoksin e tij.
Atleti i madh shpërtheu në vitin 2008 në Olimpiadën e Pekinit, por vazhdoi formën e tij të madhe në botërorin e një viti më vonë. Sot ai ka dy rekorde të jashtëzakonshëm në 100 dhe 200 metra, me kohët 9”58 dhe 19”19. Me skuadrën e tij të Xhamajkës, ky gjigand 1.95 metra shtatlartë, vendosi rekordin botëror në 4x100 metra në olimpiadën e Pekinit me kohën 37”10. Bolt nuk ka qenë në formën e tij më të mirë këtë vit, ndonëse mbetet favorit për të fituar në Londër 2012.
Statuja e tij e dyllit në Londër do të vendoset në zonën olimpike së bashku me disa kampionë të tjerë.