E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, ndërpritet mësimi në Kosovë

Nuk do të ketë mësim gjatë të enjtes dhe të premtes në asnjë nga shkollat e arsimit parauniversitar të Kosovës.

Ky vendim ka ardhur Ministria e Arsimit, me kërkesën e shumicës së Drejtorive Komunale të Arsimit,si rezultat i kushteve të vështira atmosferike.

Mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar 2012. Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifikimit të përbashkët të DKA dhe MASH-it.

Vendimi është marrë për faktin se reshjet e vazhdueshme të borës e kanë vështirësuar lëvizjen në gjithë territorin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›