E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: “Serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhje”



Serbët e Kosovës nuk do të dalin në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 15 nëntor. Kështu ka deklaruar kreu i Këshillit Kombëtar Serb për veriun e Kosovës Milan Ivanoviç, në një prononcim për agjencinë fraceze, AFP. Sipas tij, shkak mbetet mosnjohja e shtetit të ri nga ana e tyre. Më herët presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u bëri thirrje serbëve të merrnin pjesë në këto votime pasi vetëm në këtë mënyrë ata do të kontribuonin në stabilitetin dhe sigurinë e shtetit të ri. Apeli i Sejdiut, sipas Ivanoviç, nuk do të pranohet, pasi komuniteti serb kështu do të legjitimonte institucionet e Kosovës. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e shtetit të ri duke pretenduar se Kosova është pjesë ende pjesë e Serbisë së madhe.

Brukseli kritikon Shkupin: Ende larg standardeve të kërkuara

Çështja e emrit, administrata publike dhe ligji për policinë në Maqedoni vazhdojnë të shihen me kritika nga ana e Brukselit.
Bashkimi Europian po reflekton me optimizëm për heqjen e vizave për Maqedoninë, megjithatë, së shpejti pritet të shprehë rekomandime dhe kritika të ashpra në adresë të këtij shteti lidhur me ngecjet në moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, çështjen e emrit, reformat në administratë, gjyqësi dhe për Ligjin për punë të brendshme. Këto kritika pritet që zyrtarët e Komitetit Europian për stabilizim-asocim t`ia transmetojnë përfaqësuesve të Qeverisë së Maqedonisë. Në takimin e gjashtë të Komitetit për stabilizim dhe asociim, përfaqësuesit e ministrive dhe instittucioneve të tjera relevante nga Republika e Maqedonisë do ta prezantojnë përparimin e arritur për përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike, si dhe aktivitetet për miratimin e së drejtës së bashkimit Europian në pajtueshmëri me Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim.

19 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›