Kosova shihet si model për shtetin palestinez
Kosova dhe pavarësia e saj duhet të shërbejë si model për formimin e shtetit palestinez në Lindjen e Mesme. Kështu thuhet në një komunikatë të transmetuar në faqen e internetit të Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilën bëhet e ditur se së shpejti do të organizohet një konferencë “on line” me titullin “Kosova, model për shtetin e Palestinës”. Në këtë komunikatë theksohet se, bashkëpunimi global i shteteve të ndryshme në ndërtimin e shtetit të Kosovës, duhet të shërbejë si shembull për zgjidhjen e konflikteve të tjera, përfshirë atë në Lindjen e Mesme. Gjatë konferencës, e cila do të zhvillohet më 26 qershor në formë “chat-i”, pjesëmarrësit do të mund të pyesin zyrtarin e lartë të DASH, Stuart Xhons.
19 Qershor 2009