E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç:Plani 6-pikësh kusht për integrimin e serbëve në Kosovë

Sekretari i shtetit i ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç deklaroi se u takon institucioneve ndërkombëtare që të bëjnë pjesën e tyre të punës për të vendosur kontakte dhe për të shmangur çdo mundësi të përplasjeve ndërmjet komuniteteve në Kosovë.Në një intervistë për VOA,Ivanoviç tha se gjendja në Kosovë nuk është aspak e lehtë dhe për këtë arsye duhet një zgjidhje konstruktive. Duke hedhur poshtë planin e Marti Ahtisari në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, ai tërheq vërejtjen se plani gjashtë pikësh është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara:"Ne mund të merremi vesh se si do ta quajmë një dokument të ri, por në thelb ai duhet të ketë planin 6 pikësh i cili mundëson pjesmarrjen e përshtatshme të komunitetit serb në institucione por pa krijuar ndjenjën se ata janë detyruar në institucionet e Kosovës së pavarur", tha Ivanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›