Izolimi nga dëbora rrit çmimet e ushqimeve në veri të vendit
Zonat e thella malore në Kukës, Has, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Malësi të Madhe dhe Pukë vazhdojnë të jenë të izoluara nga dëbora. Akset nacionale rrezikohen të bllokohen përsëri për shkak të intensitetit të dëborës dhe akullit. Përkeqësimi i motit ka nisur të ndikojë për keq edhe në ekonominë e zonave të sipërpërmendura. Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të biletave të udhëtimit, tashmë raportohet për rritje të çmimit të ushqimeve, çka justifikohet nga tregtarët me vështirësitë e transportit. Tregtarët e miellit në Kukës kanë rritur me 10 për qind çmimin e një thesi me miell nga 2550 lekë në 2800 lekë. Rritja e çmimit të miellit rrezikon të tërheqë edhe produkte të tjera.
10 Janar 2009