Izrael-Suedi, vijon konflikti për një artikull gazete
Mosmarrëveshjet diplomatike kanë vazhduar mes Izraelit dhe Suedisë, për shkak të një artikulli gazete, i cili trajtonte akuza për tregti organesh. Më herët, një gazetë suedeze dha informacione të cilat akuzonin ushtarët izraelitë se u kishin marrë organe palestinezëve në vitin 1992. Më pas gazetat izraelite akuzuan suedezët për “racizëm bjond”. Politikanë të të gjitha partive në Izrael, i kërkuan në mënyrë të përsëritur Stokholmit, të merrte qëndrim të qartë kundër artikullit, pasi sipas tyre, këto informacione ishin thjesht shpifje. Autori i artikullit suedez, pa paraqitur prova, bënte një lidhje me hetimet aktuale kundër një rabini në SHBA, të akuzuar për tregti organesh.
Nato-ja kërkon më shumë trupa për Afganistanin
Komandantët e Natos në Afganistan kanë kërkuar nga presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, që të vërë në dispozicion më shumë trupa dhe armatim në luftën kundër talibanëve. Veçanërisht në lindje të vendit dhe pranë kufirit me Pakistanin është i nevojshëm përforcimi i trupave, tha gjenerali amerikan, Kurtis Skaparoti, gjatë një vizite të të dërguarit të posaçëm amerikan Riçard Hollbruk, në Afganistan. Më parë shefi i shtabit të përgjithshmën, Majkëll Mullen, kishte folur për përkeqësim të situatës në Afganistan. Kjo sipas tyre vjen nga forcimi i potencialit ushtarak të talibanëve kryengritës.
25 Gusht 2009