E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ në Kosovë: Jo kamerave në zgjedhje



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka miratuar kërkesën e disa subjekteve politike për vendosjen e kamerave gjatë procesit të zgjedhjeve lokale. Kërkesa në fjalë ishte bërë nga partitë e opozitës, të cilat e konsideronin vendosjen e kamerave si një mënyre për të shmangur manipulimet gjatë procesit. Zgjedhjet vendore ne Kosovë do të mbahen nëntorin e ardhshëm, më datë 15. Kërkesa për vendosjen e kamerave në vendvevotime dhe në vendnumërimin e votave është bërë nga partie Aleanca Kosova e Re. Kjo kërkesë ka hasur në përkrahjen e partive të opozitës, si dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ivanov pa plan për të vizituar Kosovën

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk ka në axhendën e tij një vizitë në shtetin fqinj, Kosovë në muajt e ardhshëm. Lajmi u bë i ditur nga mediat lokale, sipas të cilave gjate publikimit të axhendës së tij për 100 ditët e para të marrjes së detyrs, Ivanov nuk e ka përmendur fare Kosovën. Kreu i shtetit maqedonas do të vizitojë Gjermaninë, si vend me peshë në radhët e BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në axhendë parashikohen edhe vizita në vende të tjera, por Kosova nuk shfaqet në asnjë pikë të saj, pavarësisht premtimit që iu bë presidentit Sejdiu gjatë vizitës së tij në Shkup.

25 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›