E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli dhe Hamasi shtojnë sulmet, 470 viktima

 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dështuar në gjetjen e një marrëveshjeje që do t’i vinte fre dhunës në Gaza, ndrësa të dy palët kërcënojnë për përshkallëzim të konfliktit. Sipas disa burimeve diplomatike për mediat, ishin Shtetet e Bashkuara që bllokuan marrëveshjen pasi edhe nëse do të kishte unanimitet, Hamasi nuk do ta respektonte marrëveshjen. “Nuk ka kuptim miratimi i deklaratës, të cilën Hamasi do ta injorojë”, tha zëvendës/ambasadori amerikan në OKB, Alehandro Ëolf. Ndërkohë në Gaza, mijëra trupa izraelite të mbështetura nga tanket, aeroplanët dhe mjetet e tjera ushtarake kanë rrethuar qytetin. Izraeli një natë më parë nisi pas tetë ditësh bombardime ajrore edhe ofensivën tokësore në Gazë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka deklaruar se ka paralajmëruar se ofensiva izraelite kundër Hamas do të zgjerohet për aq sa do të jetë e nevojshme. Kryeministri izraelit Ehud Olmert ka deklaruar se “Izraeli nuk lufton kundër popullit palestinez” dhe se nuk do të lejojë krizë humanitare në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër ka raportime se forcat e Hamasit janë përmirësuar, por përsëri janë në dispropocion të madh me ato izraelite. Liderët botërorë paralajmërojnë për një rrezik të madh në Lindje nga shpërthimi i kësaj ofensive. Kryeministri britanik, Gordon Broën, tha se aksioni ka krijuar “një moment shumë të rrezikshëm” dhe ka ftuar për përpjekje të shtuara për sigurimin e armëpushimit. Suedia dhe Norvegjia e dënuan sulmin e Izraelit, duke komentuar se “ka shkatërruar në mënyrë dramatike” perspektivën e zgjidhjes diplomatike. Egjipti tha se ofensiva izraelite është mospërfillje e kërkesave ndërkombëtare për përfundimin e luftës. Ndërsa Kryeministri i Holandës, Jan Peter Balkenende, tha se dënimi i Izraelit është i pa vlerë, pasi të dy palët në konflikt duhet të merren parasysh. Ai tha se izraelitët nuk do t’i ndalin sulmet, derisa raketat e Hamasit po vazhdojnë ta godasin Izraelin. Papa Benedikti XVI ka ftuar Izraelin dhe liderët palestinezë të “reagojnë menjëherë për t’i dhënë fund situatës së tashme tragjike” në Rripin e Gazës. Papa ka kritikuar “refuzimin e dialogut” që ka rezultuar me keqësimin e situatës për banorët e atjeshëm që “sërish janë viktima të urrejtjes dhe luftës”. “Urrejtja dhe lufta nuk janë zgjidhje për problemet”, ka thënë Papa gjatë lutjes së të dielës. Njoftimet e fundit thonë se 470 palestinezë janë vrarë që prej fillimit të ofensivës izraelite nëntë ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›